
Një zjarr ka rënë në një banesë në Kamëz mbrëmjen e kësaj të premte.
Flakët kanë përfshirë një banesë në rrugën ‘Lura’ dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën “Lura”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement