Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në një banesë në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Flakët kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit nr 3. Zjarri përfshirë aspiratorin dhe sobën e gatimit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lenduar, por vetëm për dëme materiale.
Advertisement
PMNZSH dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë falsokontakte në rrjetin e brendshem elektrik.