
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Tiranë mesditën e sotme ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.
Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases Lumturi Zaimi, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement