Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në fshatin Burimas të Bashkisë së Maliqit.
Sipas shërbimit zjarrfikës të kësaj bashkie, zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e magazinës duke e djegur plotësisht.
Advertisement
Magazina ishte e mbushur me materiale bujqësore përfshi dhe ambalazhe kartonash e arkash, çka ka bërë që flakët të përhapen më shpejtësi në të gjithë ambjentin e brendshëm.
Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e skudrës se zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve duke shpëtuar kështu nga zjarri banesat që ndodheshin fare pranë magazines.
Advertisement
Dyshohet se shkak I zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Advertisement