Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne kurorat me pisha në malin e Tomorit.
Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të Poliçanit, ndërsa flakët të ndihmuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.
Advertisement
Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së rrugëve forcat zjarrëfikëse e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen.
Të ndodhura në këto kushte autoritetet vendore kanë kërkuar ndërhyrje nga ajeri me qëllim venien nen kontroll te flakeve.
Advertisement