Shfaqen vatra zjarri në malin e Gramozit.
Burime per Vizion Plus thanë se zjarri është shfaqur në një sipërfaqe jo të vogël në lartësinë mbi 2100m.
Nga zjarri janë përfshirë kullota por edhe sipërfaqe me bimë medicinale.
Të njëjtat burime thanë se për izolimin e flakëve po punojnë forcat e kufirit por edhe banorë të zonës.
Mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e barinjve të ardhur kryesisht nga Konispoli dhe fshatrat e Sarandës të cilët shfryrëzojnë kullotat e malit të Gramozit, barinj të cilët në këtë periudhë largohen drejt staneve të tyre.
Por nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë shkaktuar edhe nga banorët të cilët grumbullojnë bimë medicinale në lartësi të tilla ashtu siç Sherbimi Zjarrfikës nuk përjashtojnë mundësinë e zjarrvënies nga ana e refugjatëve që hyjnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë të cilët përdorin shtigjet e malit të Gramozit për të hyrë në Shqipëri.
Terreni i thyer malor nuk lejon hyrjen e mjeteve të Shërbimit Zjarrfikës.