Me mjete rrethanore dhe pa mbështetje nga ajri, forcat zjarrëfikëse të Vlorës prej katër ditësh po përballen me flakët që kanë “pushtuar” malin e Dukatit.
Deri më tani sipëraqja e djegur shkon deri në afro 40 hektarë. Ndërkohë flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi.
Të ndodhura në këto kushte autoritetet vendore kërkojnë ndihmë me qëllim venien nen kontroll te flakëve.
Advertisement
KASTRIOT BEGAJ
DREJTOR I STACIONIT ZJARRFIKES, VLORE
Duam një bashkëpunim më të mirë, se kemi vështirësi në menaxhimin e zjarrit.
Advertisement
Zjarrvënia, sipas autoriteteve, dyshohet të jetë e qëllimshme nga banorë të zonës.