![Zjarr në lagjen Stan në Moravë, digjen shkurre e ferra, zjarri ka qenë i qëllimshëm](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/08ec803f-a344-4f70-9371-3c3204446aeb-711x400.jpg)
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Stan” në fshatin Moravë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi,i favorizuar nga era.
Në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës,që pasi kanë lokalizuar flakët e zjarrit,kanë kryer edhe fikjen e tij në një kohë të shkurtër.
Burimet nga zjarrëfikëse në vendngjarje bëjnë me dije se,zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se po punohet për identifikimin e autorëve.
Advertisement
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi,shkurre e ferra,ndërkohë që fatmirësisht zjarri nuk përparoi drejt banesave të zonës./vizionplus.tv