![Zjarr në kullotat e Lunxhërisë, flakët favorizohen nga era! Banorët i shkojnë në ndihmë zjarrfikësve](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Image-2024-08-25-at-20.32.04-711x400.jpeg)
Mbrëmjen e sotme (25 gusht) një zjarr masiv ka përfshirë kullotat në zonën e Lunxhërisë.
Vatra e zjarrit është regjistruar në vendin e quajtur Shën Todhër ndërsa flakët favorizohen nga era.
Zjarri, i ndihmuar nga era po përhapet në një sipërfaqe të gjerë.
Strukturat e emergjencës kanë kërkuar edhe mbështetjen e banorëve për lokalizimin e zjarrit në zonën e Shën Todhrit.
Advertisement
Në terren për shuarjen e flakëve po punojnë tre automjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët dhe vullnetarë./vizionplus.tv