Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Golem të Lushnjes. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke dalë deri në rrugën nacionale ku tymi ka vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie për të dokumentuar situatën dhe për të hetuar se kush janë zjarrvënësit.
Era e fortë po përhap flakët drejt jugut duke djegur edhe linjën e re hekurudhore ndërkohë që është djegur një banesë dhe një sipërfaqe e mbjellë.
Në ndihmë të dy mjeteve zjarrfikëse kanë ardhur edhe banorët, të cilët i janë bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit. /vizionplus.tv
Advertisement