Orë paniku për banorët e një pallati në lagjen “1 Maj” në Fier. Një mjet i parkuar në garazhin e pallatit u përfshi nga flakët.
Për shkak të zjarrit, u desh që banorët të evakuoheshin dhe të ndërhynte zjarrfikësja për shuarjen e flakëve.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Advertisement