Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Duhanas në Berat. Mësohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës, që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre.
Era e fortë ka favorizuar flakët, që u përhapën me shpejtësi drejt tokave bujqësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit të shpëtimit nga zjarri,të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik.
Advertisement