Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli me pisha në hyrje të qytetit të Ersekës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve në të njëjtin pyll ka pasur 4 zjarre, çka dhe për policinë ka dyshime të forta se zjarret kanë qenë të qëllimshme.
Advertisement
Forca të shumta të shërbimit zjarrfikës si dhe të shërbimit pyjor, po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit.
Paraditen e sotme, vatra të mëdha zjarri, ka pasur edhe në vijën kufitare me Greqinë, aq sa është dashur dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve në një zonë shumë të pyllëzuar.
Advertisement