Tre vatra zjarri janë aktive prej disa orësh në masivin pyjor të Qafmollës pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe për shkak edhe të erës së fortë në zonë saqë tymi ka mbërritur deri në Qaf Murrize.
Advertisement
Nuk dihet nëse është bërë ndërhyrje nga toka, ndërsa duket që situata është e rëndë për shkak të dendësisë së madhe të pemëve.
Çdo vit qindra hektar pyje digjen nga zjarret duke i shkaktuar vendit tonë një dëm kolosal ekonomik.
Advertisement