
Një zjarr ka rënë në fshatin Drenovicë, në bashkinë Dimal pasditen e sotme.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë e pemë.
Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 8 efektivë zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse nga qyteti i Beratit.
Mësohet se zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Advertisement
Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri po vihet në kontroll. Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm./vizionplus.tv