Kodrat e fshatit Mbolan në Berat janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje.
Zjarri është shfaqur 2 orë më parë, fillimisht në një pjesë kullote dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi. Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve, të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, edhe pse terreni është tejet i vështirë.
Advertisement
Burime nga efektivët zjarrëfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, me qëllim hapjen e kullotave të reja nga ana e banorëve të zonës.Konfirmohet se zjarri po vihet nën kontrroll dhe se deri më tani janë djegur rreth 3 ha me shkurre e dëllinja.