Një zjarr i madh është përhapur afër disa bizneseve në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë të Korçës.
Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.
Advertisement
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë dhe zjarrfikëseve, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe izoluan flakët.
Sipas autoriteteve zjarri ka qenë aksidental, pas një shkëndijeje elektrike e shkëputur nga stuhia që përfshiu juglindjen e vendit.
Advertisement