Zjarr edhe në Berat, flakët “kërcënojnë” pyllin me pisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr edhe në Berat, flakët “kërcënojnë” pyllin me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë,në Njësinë Administrative Velabisht në Berat. I favorizuar nga era,zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha. Pas marrjes së njoftimit, drejt zonës së zjarrit janë nisur shërbimet zjarrëfikës.

Situata është vënë shumë shpjet nën kontrroll nga forcat zjarrëfikëse, që përveç lokalizimit të shpejtë të flakëve nuk kanë lejuar përparimin e tyre drejt pyllit me pisha, që ndodhej shumë pranë zonës së zjarrit.

Aktualisht situata është nën kontrroll dhe zjarrëfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit,për të mos lejuar riaktivizimin e tij.Si pasojë e zjarrit,është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror, me shkurre, ferra e bar të thatë.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy