Zhytje në 37 metra thellësi/ Si po stërviten polumbarët shqiptarë e amerikanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhytje në 37 metra thellësi/ Si po stërviten polumbarët shqiptarë e amerikanë

Publikohen pamjet e rralla nga stërvitja ushtarake “Defender 21”. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë në rrjetet sociale momentet kur polumbarët shqiptarë e amerikanë zhyten në 37 metra thellësi në Gjirin e Dukatit.

 

 “Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.

 

Advertisement

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy