Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” të ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas saj ai vazhdon thirrjet për dhunë.
Sipas Zhupës, shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar. Ajo thekson se për demokratët Berisha është e shkuara,
Advertisement
“Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.
Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike”,shkruan Zhupa.
Advertisement