Politologu Ermal Hasimja i pranishëm ditën e sotme në edicionin qëndror të lajmeve në ‘Vizion Plus’ është shprehur se zhgënjimi ngqa Brukseli për Samitin e ditës së sotme ishte i madh. Megjithatë nga ana tjetër Hasimja tha se duhet pasur kujdes me shprehjen e pakënaqësisë.
Tirana nuk është se ka shumë zgjedhje, të ndahet nga Maqedonia e veriut apo të qëndrojë në të njëjtën linjë.
“Është e rëndësishme edhe këto shfaqet e solidaritetit rajonal por nga ana tjetër Shqiëria ka edhe interest e veta dhe nuk është se ndarja e këtyre dosjeve të dy vende i prishin punë dikujt tjetër.
Problemi që ka Shqipëria në këtë moment nuk janë të tejkaluara 100 % por të paktyën janë të balancuara edhe nga situata politike sot në europë. Ajo që duhet të bëjë më shumë SHqipëria është që duhet të bëjmë më kujdes me shprehjen e pakënqasisë.”
Sipas politologut gjuha e përdorur nga kryeministri Rama sot në Bruksel ishte e tepërt.
“Ne po trokasim në një derë të një ndërtese që nuk është e jona, nuk kemi të drejtë universale që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europia. Ne do të bëhemi pjesë kur ata që janë aty brenda të hapin derën. Zhgënjimin duhet ta shprehim por të moderuar.”
Hasimja foli edhye në lidhje me thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për protestë më 7 korrik.
Sipas tij thirrja për protest është edhe një përpjekje e opozitës për tu konsoliduar brenda vetes.
“Ky do të ishte aksoni i parë i madh publik i opozitës, ndoshta do të jetë edhe përpjekja e madhe për të demostruar forcën, për shqiptarët është e rëndësishme të shohin sa njerëz dalin në shesh. Një përjekje e opozitës për tu konsoliduar vetë brenda vetes nëse organizimi do të jetë i suksesshëm”
Për sa i përket edhe komisioneve të reformës zgjedhore dhe territorial, Hasimja tha se janë dy tre parime të rëndësishme që duhen zbatuar.
“Unë do të doja të zbatohen dy, tre parime të thjeshta të rëndësoishme, siç është vota e diasporës e cila nuk ëhstë drejtë përdrejtë e kapur nga interesa e politikës.
Te organizimi i zjgedhjeve ai parimi i cili filloi të bëheshin hapat e para për listat e hapura do të ishte i rëndësishëm për tu zbatuar gjithashtu edhe votimi elektronik.”