Prej ditës së mërkurë Fjolla Morina, zyrtarisht nuk ndodhet në shtëpinë që kishte marrë me qira në Kukës për të qëndruar në arrest shtëpiak, masë e dhënë nga gjykata e Kukësit.
Këngëtarja nga Kosova pas një kontrolli, rezultoi se nuk ndodhej në shtëpi dhe ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhënë disa muaj më parë pasi teksa ndodhej duke kaluarf kufirin Shqiperi-Kosovë në canten e saj gjatë kontrolleve u gjet një pistolete.
Nisur nga thyrje e masës së sigurisë, tashmë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, për 34 vjecaren nga Prishtina.
Policia bën të ditur se po punohet për kapjen e këngëtares.
Advertisement