Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Zbardhen të tjera detaje, zbulohen levizjet e tij të fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Zbardhen të tjera detaje, zbulohen levizjet e tij të fundit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zhdukaj e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë.

Mësohet se Ruzhdi Hoxha ka qenë me dy persona të tjerë në një kafe në Kamëz ditën që u zhduk, Fredi Rrushin dhe një person tjetër i tretë, mik i tyre. Nga Kamza më pas janë larguar për në Fushë Mëzez, Fredi dhe Ruzhdiu. Në darkë, kur është bërë kallëzimi në polici nga familjarët është shoqëruar Fredi Rrushi i pari.

Në momentin që është marrë në pyetje, ai ka deklaruar se pas kafes në Kamëz ku ishin bashkë me mikun tjetër, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte në Fushë Mëzez me makinë. E kam dërguar, thotë ai, dhe më pas jam larguar, e kam lënë aty dhe nuk kam asnjë dijeni se ku ka shkuar më pas. Para hetuesve, Fredi Rrushi ka dhënë edhe disa emra njerëzish me të cilët ka takuar më vonë, si dëshmi se nuk ka gisht në ngjarje.

Ditën tjetër, është shoqëruar personi tjetër që ka qenë në tavolinë me këta të dy në kafen në Kamëz, po shok i këtyre. Janë shoqëruar më pas edhe të njohur e familjarë, më shumë se sa dhjetë persona. Të shoqëruarit janë lënë të gjithë të lirë. Janë verifikuar disa kamera sigurie, janë konstatuar në disa targa makinash, por akoma nuk kanë persona të dyshuar që mund të kenë lidhje direkte. Ndërkohë, Fredi Rrushi, edhe pse nuk ka një vendim për ekstradim, mbahet në polici.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy