Prej më shumë se 10 ditësh, një biznesmen italian rezulton i zhdukur në vendin tonë, në rrethana te mistershme.

Davide Pecorelli, 45 vjeç mbërriti në Shqipëri në datë 6 janar për të investuar në fushën e hoteleri turizmit, por humbi kontaktet me të afërmit e tij një ditë më pas.

Ai dyshohet se mund të jetë vrarë pasi automjeti tip Skoda, të cilin kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan – Reps, në Pukë.

Por dhe pse ngjarja nuk u raportua nga policia, sipas burimeve mësohet, se pas ekspertizës, hetuesit kanë gjetur në mjetin e djegur eshtra si dhe sende të tjera, të cilat dyshohet se i përkasin  biznesmenit. Mbetjet e trupit të djegur janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Davide Pecorelli ka në pronësi një hotel në Lama në komunën e San Giustino NE Itali. Gjithashtu 45-vjeçari zotëron dhe disa qendra estetike në Sansepolcro ndërsa më herët ka qenë dhe gjyqtar futbolli.

Bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane, ajo ka mohuar që partneri i saj të ketë konflikte me persona të tjerë.