Prej më shumë se 10 ditësh, një biznesmen italian rezulton i zhdukur në vendin tonë, në rrethana te mistershme.
Davide Pecorelli, 45 vjeç mbërriti në Shqipëri në datë 6 janar për të investuar në fushën e hoteleri turizmit, por humbi kontaktet me të afërmit e tij një ditë më pas.
Ai dyshohet se mund të jetë vrarë pasi automjeti tip Skoda, të cilin kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan – Reps, në Pukë.
Por dhe pse ngjarja nuk u raportua nga policia, sipas burimeve mësohet, se pas ekspertizës, hetuesit kanë gjetur në mjetin e djegur eshtra si dhe sende të tjera, të cilat dyshohet se i përkasin biznesmenit. Mbetjet e trupit të djegur janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN.
Davide Pecorelli ka në pronësi një hotel në Lama në komunën e San Giustino NE Itali. Gjithashtu 45-vjeçari zotëron dhe disa qendra estetike në Sansepolcro ndërsa më herët ka qenë dhe gjyqtar futbolli.
Bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane, ajo ka mohuar që partneri i saj të ketë konflikte me persona të tjerë.