Zhduket shqiptarja në Zvicër, familjarët apel për ndihmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhduket shqiptarja në Zvicër, familjarët apel për ndihmë

Prej më shumë se 10 ditës, shqiptarja nga Kosova,  me banim në Emmeni i Lucernit në Zvicër është zhdukur pa lënë ndonjë gjurmë.

Së fundmi familja që vijon ta kërkojë 51-vjeçaren, ka zbuluar detaje të reja rreth zhdukjes së saj. Sipas mediave në  Zvicër, komunikimin e fundit me të e kishte pasur djali i madh, Fatbardh Veseli.  Ai shprehet se ishte mëngjesi i 7 qershorit kur i kishte dërguar një mesazh nënës së tij, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur. Kjo e ka bërë të dyshonte, por që nga ajo ditë nuk mori më vesh asgjë për të.

“Menjëherë u brengosa se diçka nuk ishte në rregull. Mendova se ajo ende po flinte. Dy-tri orë më vonë, më thërriti babai. Ai më tha që të vija sa më shpejt në shtëpi se diçka nuk ishte në rregull. Pra, shkova në shtëpi te prindërit e mi, pasi unë nuk jetoj aty. Mendova se diçka mund të ketë ndodhur, se mund ta ketë humbur vetëdijen. Më pas e pranova një mesazh se ajo nuk ishte aty”, rrëfen për “20 Minuten“, Fatbardh Veseli.

Familjarët rrëfejnë me tej se gruaja e zhdukur nuk kishte marrë me vete as celularin, portofolin dhe as çantën e dorës.

Advertisement

“Po mundohemi të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. U kemi shkruar gjithë të afërmve që të na ndihmojnë. Deri më tani kemi realizuar dy aksione të kërkimit me 80 deri 100 persona. Gjithkund që dyshonim, kërkonim pas saj. Për fat të keq, nuk korrëm ndonjë sukses”, ka pohuar Fatbradhi.

Ai mendon se ndoshta nënë së tij i është dobësuar memoria dhe për këtë arsye nuk mund ta gjej shtëpinë. Kohëve të fundit, sipas familjarëve, 51-vjeçarja kishte dhimbje të forta shëndetësore.

Ata kanë bërë edhe një apel për këdo që mund të shohë nënën e tyre që ti kontaktojnë.

“Ata që janë në lëvizje, nëpër trena apo nëpër rrugë. Gjithkund në Zvicër. Po që se keni ndjenjën se diçka nuk është në rregull, se ndoshta mund të jetë ajo, ju lutem që ta informoni policinë apo neve. Në mënyrë që të kemi informatë se ku mund të kërkojmë, pasi nuk kemi ndonjë sukses, nuk dimë asgjë, nuk kemi informata”, përfundon Fatbardhe Veseli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy