Një aeroplan stërvitor dy vendësh që ishte nisur nga Kozani për në Janinë është zhdukur mesditën e sotme.
Mediat greke bëjnë me dije se në avion ndodhej vetëm piloti i cili mësohet se është shtetas i huaj. Tashmë një helikopter i Agusta Bell dhe një avion Canadai po vazhdojnë operacionet për gjetur personin e zhdukur.
Kërkimet janë përqendruar në zonën e Miliotadat e Zagorit, pasi pikërisht në këtë zonë u zhdukën gjurmët e avionit stërvitor.
Sipas informacionit të konfirmuar të Epiruspost, për herë të fundit para humbjes së gjurmëve në 12:28, ai ndodhej pesë milje detare në verilindje të aeroportit të Janinës.
Advertisement