Zhduket 17-vjeçarja në Greqi, babai: Kam frikë se ka shkuar me një burrë shumë më të madh në moshë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 17-vjeçare është zhdukur në Greqi. Autoritetet e Policisë në Kretë, janë vënë në alarm pas denoncimit nga familjarët e saj. Mediat në vend bëjnë me dije se 17-vjeçarja e zhdukur është Maya Papadopoulou.

Ajo ka humbur kontaktet me familjarët të enjten pasdite, pasi kishte dalë nga shtëpia për të bërë një shëtitje.

Maya jonë është zhdukur që të enjten në mesditë. Na tha se do të dilte për një shëtitje në qendër të Heraklion. Pastaj mbylli telefonin dhe që prej asaj kohe është zhdukur. 

Kam disa dyshime sepse e di që ajo ka rënë në dashuri me një burrë që është disa vjet më i madh se ajo dhe dyshoj se mund të jetë me të.

Advertisement

Unë kisha disa mosmarrëveshje me vajzën për këtë marrëdhënie dhe nuk më pëlqente që ajo të ishte me të. I bëj thirrje kujtdo që e ka parë diku të na kontaktojë ne dhe policinë”, ka thënë babai i saj për mediat greke.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy