Një nënë në qytetin e Shkodrës ka denoncuar në polici  zhdukjen e dy djemve të saj.

 

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, gruaja thotë se dy djemtë të moshës 15 dhe 17 vjeç, janë larguar nga shtëpia që prej datës 1 të këtij muaji dhe nuk janë kthyer më.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre”, thotë Policia e Shkodrës në njoftimin e saj për mediat.