Në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve në kryesinë e Kuvendit , po diskutohet për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve me prezencë fizike, kërkesë kjo e bërë nga opozita.

Mësohet se është marrë vendimi që mbledhje e komisioneve Parlamentare të mblidhen edhe në sallat e mëdha që Kuvendi vë në dispozicion, por edhe online.

Për të zhvilluar Komisionet në salla Konferenca e kryetarëve ka miratuar kërkesën e PS që do të thotë që të gjithë deputetët që të marrin pjesë në Komision duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19 ose të paraqesin një test CR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

Njoftimi:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit certifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.

II. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";