“Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës i vonuar”/ Hodo: Më parë duhet ndërhyrje në rrugën dytësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës i vonuar”/ Hodo: Më parë duhet ndërhyrje në rrugën dytësore

Projekti për zgjerimin e autostradës Tiranë- Durrës, nuk do të sjellë efektin e pritshëm në qarkullim, nëse nuk shoqërohet me ndërhyrjen në rrugën dytësore.

 

I këtij mendimi është eksperti i rrugëve Mamir Hodo, i cili sqaroi në emisionin E-ZONE, në Vizion Plus se rruga dytësore mban një peshë të konsiderueshme trafiku dhe në të lëvizin çdo lloj mjeti.

 

Advertisement

“Unë jam i mendimit, se ndërhyrja në autostradës është një lajm i mirë dhe i vonuar. Por kjo rrugë duhet të nisë me rrugët e shërbimit. Ne tani duhet të kishim mbaruar rrugët e shërbimit, që janë rrugët anash autostradës, Tiranë-Durrës, e pastaj të nisim në autostradë.  Madje kjo rrugë shërbimi duhet të bëhet në mënyrë të barabartë në standard, pasi në të kalojnë çdo lloj kategorie mjeti” -sqaroi Mamir Hodo në E-ZONE

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy