“Zgjedhorja”, Celibashi apel partive: Kushtetuesja shfuqizoi herësin, s’ka kohë për votën e emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zgjedhorja”, Celibashi apel partive: Kushtetuesja shfuqizoi herësin, s’ka kohë për votën e emigrantëve

Një vit nga parlamentaret e 2025-ës dhe kur Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nuk po hedh asnjë hap, Ilirjan Celibashi i kërkon politikes të përmbushë detyrimet e saj.

Në letrën drejtuar kryetarëve të partive politike, si pikë të parë kreu i KQZ-së vë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon herësin si mekanizëm, pra në 2025-ën partitë politike duhet të hyjnë në garë me lista të hapura për kandidatët për deputetë.

“Shfuqizimi krijon një boshllëk në rregullin për shpërndarjen e mandatëve të deputetit të fituara nga një parti, apo koalicion partish pjesëmarrëse në zgjedhje”, tha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Po aq vota e diasporës rrezikon të mos realizohet për herë të dytë. Pas përfundimit të afatit të vendosur nga “kushtetuesja” qeveria dhe opozita ende nuk janë ulur në tryezën e zgjedhores për të përgatitur bazën ligjore që i jep mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë të votojnë nga aty ku jetojnë.

Advertisement

“Votimi nga jashtë nuk do të mund të realizohet nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të plotësojë boshllëqet në Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë votim, të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese. Përgatitja për zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë kërkon kohë,e cila minimalisht nuk mund të jetë më pak se një vit”, shtoi Celibashi.

Përveç detyrimeve të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese, Ilirjan Celibashi kërkon që partitë politike të vendosin edhe për administratën zgjedhore. Nëse do të vazhdojë të jetë vetëm politike apo sipas rekomandimit të ODHIR të ndahet mes përfaqësuesve të partive dhe Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.

Në letrën drejtuar Edi Ramës si kryetar i PS, Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe kryetarëve të partive të tjera të vogla, kreu i KQZ-së shkruan se zgjidhje ligjore kërkon shfrytëzimi i rrjeteve sociale në fushatë elektorale, financimi i partive apo zgjerimi i votimit elektronik./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy