
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhilluar këtë të enjte shortin e renditjes së kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore në fletën e votimit të zgjedhjeve vendore.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të kryesojë listën duke qenë numri 1 në fletën e votimit. Pas tyre do të renditet dhe kundërshatri direkt, Partia Socialiste që do të mbajë numrin 2 në zgjedhjet e 14 majit. Numrin 3 në fletën e votimit sipas shortit do ta mbajë Partia Agrare Ambientaliste.
Partia Demokratike zyrtare do të renditet e nënta.
Numri katër do të jetë Partia Republikane, 5 Partia Lëvizja e Legalitetit, 7 Aleanca Agrare e Djathtë, 8 Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 9 Partia Demokratike, 10 Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 11 Fryma e Re Demokratike dhe 12 Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.