Pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore, lideri demokrat Lulzim Basha, mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Nënkryetarja e PD, Grida Duma, në një prononcim për mdiat e cilësoi dëshpërues rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.
Advertisement
“Është dëshpërues rezultati, duhet marrë përgjegjësi por edhe vendime politike, padyshim që nga kreu i PD-së. Kërkesat që unë do t’i bëj drejtpërdrejt, grupit, PD apo lidershipit do të njiheni pasi të përfundojë mbledhja”, tha Duma.
Ndërsa, deputeti demokrat, Ervin Salianji, pak para se të futej në selinë blu, e komentoi rezultatin “të tmerrshëm”.
Advertisement