Ditën e sotme mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki.
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën themelorë demokratike për të zgjedhur. Kreu i qeverisë, i fton qytetarë që në të votojnë edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë.
Advertisement
‘Mirmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë.’- shkruan Rama.