
Dega e Partisë Demokratike Vlorë ka njoftuar se ditën e dielë do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD.
Përmes një postimi në faqen zyrtare bëhet me dije se në garë për kryetarin e PD janë kandidatët Atird Nuri Hoxha, Edmond Caush Banushaj, Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj.
Njoftimi i Plotë:
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë!
PD Vlorë përfundoi fazën e parë të ristrukturimit të degës. Ku nga propozimet në proces, kandidatë për Kryetar PD Vlorë janë:
– ATIRD NURI HOXHA
– EDMOND CAUSH BANUSHAJ
– FATJON BESIM FEJZAJ
– LORENC SAZAN DANAJ
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë.
Shënim:
Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit.