Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar orë pas ore shifrat e pjesëmarrjes në procesin e votimit.
Deri në orën 17:00, 43. 58% e votuesve kanë marrë pjesë në proces, në rang kombëtar. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vijon të mbetet Dibra.
Advertisement
Në total, deri në orën 17:00, KQZ bën me dije se kanë raportuar 1773 nga 5199 QV në total. Ndërkohë kanë votuar 545020 persona, nga 1250639 persona në listat e qendrave të votimit që kanë raportuar.
Advertisement
Theksohet se përqindja e cila është publikuar deri më tani, është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.