Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka kërkuar pjesëmarrjen e demokratëve në zgjedhjen e kreut të tyre ditën e nesërme. Gjana ka bërë një përjashtim në ftesën e tij, duke theksuar se “Rithemelimi” nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi

 

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është t’i bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e Rithemelimit” nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse Gjana e konsideron procesin si legjitim, Këshilli Kombëtar i PD, një ditë më parë e anuloi garën për zgjedhjen e kreut të ri.