Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor cakton datat, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve dhe nisja e fushatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor cakton datat, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve dhe nisja e fushatës

Data 22 korrik është afati i fundit i partive politike për të regjistruar zyrtarisht në KQZ kandidatët e tyre për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Në dokumentin zyrtar të siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, bëhet e ditur po ashtu se fushata zgjedhore është caktuar të nisë zyrtarisht më 27 korrik.

“Partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Koalicionet afat për t’u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik”,  thuhet në njoftim.

Zgjedhjet në Himarë do të zhvillohen më 4 gusht, teksa Partia Socialiste ka konfirmuar se kandidati i saj do të jetë Vangjel Tavon. Nga ana tjetër, PD zyrtare do të përfaqësohet nga Petro Gjikuria./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy