Eshte shtyre per te merkuren vendimi i komisionit te ankimimeve dhe sanksioneve per qarkun e Gjirokastres, per te cilen partia demokratike dhe levizja socialiste per integrim kerkojne pavlefshmeri te zgjedhjeve.

Shkak u be kerkesa e njerit prej anetareve te KAS, Koli Bele dhe perfaqesuesit ligjor te partise socialiste, Eridian Salianji, per te dhenat e perfutuara  nga pajisjet e identifikimit elektronik per kete qark.

Nga nenkomisionerja Lealba Pelinku,  kerkohet nje sqarim me i detajuar per informacionin se 12 qyetare kane perdorur identifkimin e tyre biometrik permes gishtit per 70 zgjedhes.

Kerkesa e tyre eshte nese kemi te bejme me votim te dyfishte apo jane komisionere ata qe kane vendosur gishtin me shume se nje here per te mos penguar procesin e votimit kur gjurma e gishtit te zgjedhesit nuk eshte njohur nga pajisja elektronike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne pamundesi per te qene fizikisht, zv/komisionerja Pelinku do ti pergjigjet zyrtarisht me leter.  Kjo e dhene bashke me gjithe provat e tjera te depozituara nga PD dhe LSI , do te shqyrtohen nga anetare e KAS dhe te merkuren pritet te jepet vendimi per qarkun e Gjirokastres.