Eshte shtyre per te merkuren vendimi i komisionit te ankimimeve dhe sanksioneve per qarkun e Gjirokastres, per te cilen partia demokratike dhe levizja socialiste per integrim kerkojne pavlefshmeri te zgjedhjeve.
Shkak u be kerkesa e njerit prej anetareve te KAS, Koli Bele dhe perfaqesuesit ligjor te partise socialiste, Eridian Salianji, per te dhenat e perfutuara nga pajisjet e identifikimit elektronik per kete qark.
Nga nenkomisionerja Lealba Pelinku, kerkohet nje sqarim me i detajuar per informacionin se 12 qyetare kane perdorur identifkimin e tyre biometrik permes gishtit per 70 zgjedhes.
Kerkesa e tyre eshte nese kemi te bejme me votim te dyfishte apo jane komisionere ata qe kane vendosur gishtin me shume se nje here per te mos penguar procesin e votimit kur gjurma e gishtit te zgjedhesit nuk eshte njohur nga pajisja elektronike.
Ne pamundesi per te qene fizikisht, zv/komisionerja Pelinku do ti pergjigjet zyrtarisht me leter. Kjo e dhene bashke me gjithe provat e tjera te depozituara nga PD dhe LSI , do te shqyrtohen nga anetare e KAS dhe te merkuren pritet te jepet vendimi per qarkun e Gjirokastres.