Organizata Europiane e Studentëve ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PD, Lulizm Basha për shaplljen e zgjedhjeve për kreun e FRPD.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata i bëjnë thirrje Bashës të tërheqë thirrjen e tij në lidhje me zhgjedhjet duke e quajtur atë të pabazë.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmet që vijnë nga Shqipëria. I bëjmë thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij të pabazuar në lidhje me zgjedhjet në organizatën tonë anëtare, FRPD Albania. FRPD është një organizatë e pavarur me statut dhe është jetike për ne si organizatë që të kemi partnerë të cilët lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë proceset e tyre.Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tone”, thuhet në reagim.