Studentët Demokratë Europianë kanë reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në PD, në lidhje me zgjedhjet në FRPD.

Ata e cilësojnë të pabazuar thirrjen e kreut të PD, Lulzim Basha për zgjedhjet në FRPD, ndërsa i bëjnë thirrje të ndalet.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmet që vijnë nga Shqipëria. I bëjmë thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij të pabazuar në lidhje me zgjedhjet në organizatën tonë anëtare, FRPD Albania. FRPD është një organizatë e pavarur me statut dhe është jetike për ne si organizatë që të kemi partnerë të cilët lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë proceset e tyre.Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tone”, thuhet në reagim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";