Kryetari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një sqarim për demokratët dhe opinionin publik lidhur me procesin zgjedhor të FRPD.
Sipas të njëjti, grupi i punës i ngritur nga kreu i PD, Lulzim Basha është i paligjshëm dhe nuk ka asnjë kompetencë që të marrë vendime mbi organizatën.
Këlliçi thekson se ka vetëm një FRPD dhe ajo është në anën e duhur të historisë.
“Në vazhdimësi të shkeljeve të statutit të PD dhe FRPD, deputeti Lulzim Basha ka nxjerrë sot në një deklaratë për mediat një grup të rinjsh që kanë folur rreth procesit zgjedhor në FRPD. Ju rikujtojmë të gjithë të rinjve demokratë se këto manovra për të kapur këtë institucion janë të kota dhe pa vlerë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 Nëntor 2021 që i hap rrugë procesit të zgjedhjeve dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim. Grupi i punës i ngritur nga deputeti Basha është i paligjshëm dhe nuk ka asnjë kompetencë që të marrë vendime mbi organizatën tonë
Për këtë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka marrë edhe mbështetjen nga organizatat më të mëdha europiane të rinisë, siç është edhe European Democrat Students.
Ka vetëm një FRPD dhe ajo është në anën e duhur të historisë. Gjithë të tjerat janë iluzione për të përçarë dhe shpërqëndruar të rinjtë demokratë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ne jemi krenarë për arritjet e Forumit tonë dhe nuk mund të lejojmë asnjë njeri të cënojë autonominë dhe historinë tonë.
Ju bëjmë thirrje të rinjve që të ndjekin faqen zyrtare të FRPD (@frpdsh në Facebook, Instagram dhe Tëitter) për përditësimet në lidhje me këtë proces”.