Zgjedhjet në FRPD hakmarrje për ikjen e Belind Këlliçit tek “Foltorja”?/ Basha: Sajesa për interesa personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në FRPD hakmarrje për ikjen e Belind Këlliçit tek “Foltorja”?/ Basha: Sajesa për interesa personale

Lulzim Basha thote se shpallja e zgjedhjeve per forumin rinor te PD-se, nuk kane lidhje me qendrimin e Belind Kellicit per tiu bashkuar “Foltores” se Berishes.

Ne nje komunikim me gazetaret tek selia blu, kryedemokrati thote se mandati i strukturave drejtuese tek forumi rinor kishte perfunduar prej dy vitesh, ndaj u shpallen zgjedhjet e reja.

 

Me poshte komunikimi i plote i Bashes me gazetaret:

Advertisement

 

 

Pyetje: Zoti Basha, po zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, e morët vendimin për t’u zhvilluar vetëm sepse zoti Belind Këlliçi do marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës?

 

Advertisement

 

Lulzim Basha: Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri.

 

 

Advertisement

Pyetje: Po pse vendosët në këto momente, sepse duhet pasur parasysh që ju keni edhe zgjedhjet lokale?

 

 

Lulzim Basha: Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është zgjedhje një anëtarë një votë, që është një risi për të cilën Partia Demokratike është ballë lartë dhe unë si kryetar i saj, jam krenar.

Advertisement

 

 

Pyetje: A ka të drejtë kryetari i Partisë Demokratike për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere?

 

Advertisement

 

Lulzim Basha: Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë. Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy