Për opozitën nuk ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pa kaluar provën e 25 prillit.

Një ditë pas këshillit të stabilizim asocimit anëtarja e kryesisë së PD Jorida Tabaku, ndersa flet per Vizion Plus,  lexon te mesazhet e Brukselit se zgjedhjet do të jenë kyç për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

 

JORIDA TABAKU

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ANETARE E KRYESISE, PD

“Procesi i integrimit për Shqipërinë kalon nga një proces zgjedhor i drejtë, i pakontestuar, me kandidatë të cilët kanë integritet dhe është turp që në Shqipërinë e 2021 ne duhet të diskutojmë akoma për integritetin e kandidateve që të flasim për kandidatë normalë që nuk kanë rekorde kriminale dhe së fundmi me shitblerjen e votës.”

 

Sipas Tabakut qeveria Rama është përgjegjëse për procesin e integrimit, pasi Shqipëria ka sot 15 kushte për konferencën ndërqeveritare, një prej të cilave lufta kundër korrupsionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Lufta ndaj korrupsionit është një tregues që është përkeqësuar gjatë 8 viteve të fundit. Unë vetëm te kujtoj raportin e departamentit amerikan të shtetit që Shqipëria ishte vendi më i korruptuar i Ballkanit, raporti me i fundit i Transparenca Internacional, ku thuhet që Shqipëria është tashmë në nivelin e kapjes së shtetit përsa i përket korrupsionit.”, thote ajo per Vizion Plus.

 

Opozita ka premtuar caktimin e datës për tu ulur në tryezë me BE në harkun kohor të 6 muajve, duke u bazuar së pari tek vullneti për të luftuar korrupsionin

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në programin e PD kundër korrupsionit parashikohet ngritja e një agjencie të posaçme që do të ketë ne fokus vetëm këtë betejë; ndërkohë që nga ana tjetër do të thjeshtohen procedurat e kuadrit ligjor, duke synuar së pari që pushteti të mos përqendrohet në një dorë të vetme.