Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, KQZ shprehet se ka marrë shqetësim nga disa foca politike, mbi një numër jo të vogël të shtetasve, të cilëve iu ka skaduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.
Për këtë, KQZ i kërkon Ministrisë së Brendshme ta konsiderojnë mundësinë e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit me afat të skaduar përtej 6 marsit.
“Sikurse edhe ju e dini, koha nga data e dekretimit për zhvillimim e këtyre zgjedhjeve deri në datën e zhvillimit të tyre objekivisht mundet të mos ju ketë dhënë mundësinë shtetasve me dokumente identifikimi të skaduara t’i rinovojnë ato. Shto këtu edhe faktin që disa bashki ku do të zhvillohen këto zgjedhje përfshijnë zona të thella rurale, dhe si të tilla sjellin një dekurajim të votuesve potencialë për të rinovuar dokumentet e identifikimit, përbëjnë argumente për të marrë vëmendjen tuaj.”