
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, deklaron se po vërehet një rritje e madhe e pjesëmarrjes në zgjedhje sipas saj, anekënd Shqipërisë.
Ajo deklaron se kjo është një ditë historike feste për demokracinë.
Floriana Garo ripërsërit thirrjen që qytetarët të dalin e të votojnë.
“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë. Kjo është një ditë historike feste për demokracinë.
Advertisement
U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë. Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni”, shprehet ajo./Vizion Plus