Zgjedhjet e shqiptarëve për pushime, operatorët: Destinacionet e preferuara mbeten Turqia, Italia e Greqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e shqiptarëve për pushime, operatorët: Destinacionet e preferuara mbeten Turqia, Italia e Greqia

Nga Mimoza Ibra 

Destinacione tradicionale e të reja, paketat “all inclusive” që ofrojnë komoditetin e mjaftueshëm. Prej vitesh këto janë zgjedhjet për pushimet e shqiptarëve jashtë shtëpisë.

“Zgjedhja vazhdojnë të jenë Turqia, Antalia, Bodrum, më pas vijnë Italia dhe Spanja, ku ka edhe më shumë fluturime. Është rritur më shumë fluksi i pushimeve drejt Spanjës sepse në raport me vitin e kaluar ka 2 herë më shumë fluturime gjatë javës sesa çdo verë tjetër. Por edhe italia, ku natyrshëm janë shtuar edhe destionacionet, edhe fluturimet. Lëvizja është më e ndërsjelltë dhe më e mjadhe sesa ka qenë”, thotë Besnik Vathi, operator turistik.

“Italia ka shtuar  kërkesat, pjesa e Amalfit, Siçilia janë të kërkuara. Kemi edhe nga ata që rezervojnë në Sardegna dhe Capri. Është futur masivisht edhe Spanja, jo se nuk ka qenë si destinacion, por preferohet më shumë në ditët e sotme. Greqia është e preferuar, duke qenë se ka shumë destinacione dhe janë afër, siç është Korfuzi, Parga, paketa të orgaizuara për Zakynthos, Lefkada”, thotë Fjorida Zani, operatore turistike.

Advertisement

Antalia dhe Bodrumi, siç shpjegojnë tur-operatorët, janë destinacionet kryesore për familjet që shpenzojnë afërsisht 2.600 euro për paketa ultra all inclusive për një javë.

Për Amalfin, i renditur si destinacion i shumëpreferuar në kohët e fundit, ofrohen paketa që variojnë nga 600 në 700 euro për person për 5 ditë, në varësi të ditëve të nisjes.

Ndërsa për të udhëtuar drejt Palma de Mallorca të Spanjës me paketa të organizuara duhet të paguash mbi 700 euro për person. Pas për t’u zgjedhur për pushime nga shqiptarët nuk mbetet as Greqia, ku paguajnë paketa që variojnë mes 400-500 euro në Korfuz dhe Zakynthos.

Ndërsa vendet e rajonit, si Kroacia dhe Mali i Zi prej disa vitesh tashmë nuk janë mendimet e para të shqiptarëve kur bëhet fjalë për të pushuar.

Advertisement

“Kroacia dhe Mali i Zi vazhdimisht kanë qenë më shtrenjtë, madje më shtrenjtë se Shqipëria, zgjedhjet në rajon nuk janë aq të shumta sepse me buxhete më të lira ose rri brenda vendit, ose gjej destiancione ku jo thjesht shkon për pushime, por gjen edhe një vend tjetër për ta vizituar. Rajoni pati jë rritje pas padnemisë për shkak të mbylljes së kufijve, por tani ka një rënie sërish”, thotë Vathi.

Për ata që zgjedhin të pushojnë brenda vendit, kryesisht preferojnë Golemin, Velipojën, Spillenë dhe Sarandën./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy