Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta nga Shkodra: 6 marsi moment reflektimi për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta nga Shkodra: 6 marsi moment reflektimi për të gjithë

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme më 6 mars.

 

Para mediave, Meta u shpreh se është e rëndësishme dhe ato zgjedhje do të dëshmojnë vendosjen e votës së lirë dhe demokratike.
Sipas tij është e rëndësishme që të tregojmë përgjegjshmeri të plotë dhe reflektim për të ecur drejt çeljes së negociatave me BE-në.

 

Advertisement

“KQZ ka punën më të madhe tashmë për të pasur një proces shembullor për të gjithë qytetarët që duhet që të marrin pjesë . Vota është mjeti kryesor në demokraci dhe nuk duhet që të humbet forca që ajo ka.

 

Është një element i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare dhe përgjithshme vendore por janë zgjedhje në disa bashki kryesore në vend. Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh ka të bëjë me respektimin e votës së lirë në vend dhe si anëtarë të forcave të ndryshme.

 

Advertisement

Unë i nxis të gjitha këto që të kenë reflektimin e duhur dhe ti shërbejnë një procesi të rregullt. Ne presim që së bashku me Maqedoninë e Veriut të çelim dhe negociatat për në BE dhe ky është një moment i rëndësishëm për të treguar një moment reflektimi nga të gjithë”, ka thënë Meta./

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy